Nga Shqipëria / E Shtunë 4 Maj 2019, 22:10

Geti e mbajti të fshehtë, Majk zbulon surprizën që po përgatisin

I ftuar në “Xing me Ermalin”, pak javë më parë, Getoari tregoi se ai dhe Majk po përgatisin diçka, por preferoi të mos jepte më shumë detaje. Mirëpo i ftuar mbrëmjen e sotme në “Xing me Ermalin”, Majk ka zbuluar se ai dhe Geti po përgatisin një album.

Reperi tregoi se për albumin është ende duke u punuar dhe do publikohet deri në fund të këtij viti.

“Jemi duke punuar një album. Do publikohet pas verës, deri në fund të vitit do e sjellim. Se në verë kemi koncerte”, u shpreh Majk.

Reperi shtoi se pas koncerteve në verë, do marrin në “Babastars” edhe talente të reja.