Bertina Mehmeti mbetet një nga vajzat më të komentuara të showbizit sidomos pas daljes nga "Big Brother" dhe jetës së re në Dubai. Asokohe u përfol se Bertina bënte jetë luksoze mes sheikëve, por e ftuar sot në "Thumb", ish-banorja tregoi se kjo nuk ishte e vërtet pasi në Dubai punonte në pozicionin e inxhinieres në një kompani të njohur të makinave.

E pyetur nëse e la Dubain për arsye zemre, Bertina u shpreh se jetën private e ka shumë të shenjtë dhe përpiqet ta ruajë jashtë syrit të publikut.

"Pjo" (edhe po edhe jo), u përgjigj Bertina duke lënë të kuptohet se është dikush në jetën e saj, por preferon mos ta bëjë publik.

"Jam pak tip i vështirë, nuk i marr hapat aq thjesht", u shpreh Bertina.






