Bes Kallaku, Erion Isai dhe Olsi Bylyku na dhurojnë të qeshura çdo të diel me emisionin e tyre "BE Coffee", ku ftojnë edhe personazhe të njohur të showbizit dhe zhvillojnë intervista e skeçe.

Olsi ishte i ftuar sot në "Thumb", ku deklaroi se ata nuk paguhen njësoj.

"Ne nuk paguhemi njësoj sepse ata e morën përpara meje riskun që të largohen nga Portokallia dhe kanë qëndruar shumë gjatë pa punuar duke studiuar këtë emision. Ata kanë benefite monetare më të mëdhaja se unë. Por edhe unë me kalimin e sezoneve sigurisht që do të ndryshojë terësisht pagesa", u shpreh Olsi.






