Këngëtari i njohur shqiptar i grupit "Offchestra", Sezgin Curi do bëhet baba për herë të parë. Lajmin e bukur e ka dhënë bashkëshortja e Sezginit me anë të një fotoje të postuar në rrjete sociale.

"Lumturia është duke ardhur", shkruan Teuta në foton ku tregon barkun e rrumbullakosur.

Bashkëshortja e këngëtarit nuk e ka bërë ende të ditur gjininë e bebit.

Sezgin dhe Teuta u martuan vitin e kaluar pas shumë vitesh së bashku.







