Nga Shqipëria / E Shtunë 4 Maj 2019, 16:04

As s'e çoni nëpër mend: Ja sa paguhet Kim Kardashian vetëm për 1 foto në Instagram

Ylli i serialit "Keeping up with the Kardashians", Kim, është padyshim një ndër emrat më të njohur e të komentuar në mbarë botën dhe një ndër influencueset më të mëdha në rrjete sociale.

Së fundmi, mediat e huaja kanë zbuluar nga disa dokumenta të Kim se ajo merr shuma marramendëse vetëm për 1 foto të publikuar në profilin e saj në Instagram. Kjo si pasojë e sponsorave të ndryshëm, të cilët përdorin imazhin e Kimit për të bërë marketingut e produkteve të tyre.

Mësohet se shumat marramedëse me të cilat Kim paguhet vazhdimisht për një foto në llogarinë e saj në Instagram variojnë tek 300,000 deri në 500,000 dollarë për postim.