Nga Shqipëria / E Shtunë 4 Maj 2019, 13:01

Prej 1 viti i larguar nga ekrani, Ledion Liço rikthehet siç nuk e keni pritur

Pak para se të martohej, moderatori i njohur Ledion Liço u largua nga rrjetet sociale dhe ekrani, duke bërë një jetë larg syrit të mediave dhe rrallëherë e kemi parë në dalje publike.

"News 31" njofton se moderatori është rikthyer, por kësaj here si producent dhe regjisor i një reklame-minifilm.

Bëhet fjalë për një projekt të "Digitalb", ku Ledioni është impenjuar në gjithçka, duke treguar publikisht aftësinë dhe talentin e tij, siç mund ta shihni në videon e mëposhtme.