Nga Shqipëria / E Shtunë 4 Maj 2019, 11:11

Destinacion përrallor: Ja ku po i kalojnë pushimet Albani, Miriami dhe Ameli

Pas lodhjes nga puna si trajnere e "The Voice Kids", Miriam Cani së bashku me familjen e saj, Albanin dhe Amelinë, kanë vendosur të nisen për pushime në destinacionin përrallor.

Në njërin prej postimeve në Instastory, Miriam ka pozuar e kapur për dore me të bijën teksa ecnin në rërën e bardhë të një plazhi plot gjelbërim.

"Më në fund arritëm."- shkruante Miriam krahas fotos.

Më pas, këngëtarja ka zbuluar se destinacioni fantastik që çifti ka zgjedhur për të kaluar pushimet janë ishujt Maldive, ku do të kalojnë disa ditë familjarisht.