Nga Shqipëria / E Premte 3 Maj 2019, 23:11

Ndryshimi drastik: Klea Hutën bjonde nuk do ta njihni

Klea Huta mbetet një nga moderatoret më të dashura për publikun, por edhe ndër më të komentuarat në media, sidomos për lidhjen me Elgit Dodën e historinë e tyre të dashurisë që tashmë nuk e fshehin.

Klea prej vitesh ka ruajtur të njëjtën pamje, me flokët e gjatë dhe të zeza, mirëpo moderatorja ka vendosur të ndryshojë.

Ajo ka postuar në Instastory katër foto ku shfaqet me ngjyrën e flokëve të veta, të kuqe, të kuqe me baluke dhe bjonde teksa pyet fansat me cilën t'i lyejë.

Nuk e dimë për cilën ngjyrë do vendos Klea, por bjondja dhe e kuqja do jenë një ndryshim drastik për moderatoren.