Klea Huta mbetet një nga moderatoret më të dashura për publikun, por edhe ndër më të komentuarat në media, sidomos për lidhjen me Elgit Dodën e historinë e tyre të dashurisë që tashmë nuk e fshehin.

Klea prej vitesh ka ruajtur të njëjtën pamje, me flokët e gjatë dhe të zeza, mirëpo moderatorja ka vendosur të ndryshojë.

Ajo ka postuar në Instastory katër foto ku shfaqet me ngjyrën e flokëve të veta, të kuqe, të kuqe me baluke dhe bjonde teksa pyet fansat me cilën t'i lyejë.

Nuk e dimë për cilën ngjyrë do vendos Klea, por bjondja dhe e kuqja do jenë një ndryshim drastik për moderatoren.








