Nga Shqipëria / E Premte 3 Maj 2019, 22:10

Ja kanë zili të gjithë: Beatrix Ramosaj zbulon sekretin e flokëve të gjatë

Beatrix Ramosaj mbetet një nga këngëtaret më të pëlqyera nga publiku, por edhe ndër më të komentuarat ne media. Beatrix është shumë aktive në rrjete sociale ku ndan çdo ditë foto me fansat, por sot ka zbuluar një sekret për flokët.

Me anë të një postimi në Instastory, Beatrix ka treguar se prej 3 vitesh nuk i lyen flokët e saj.

"Kaq shumë vajza po më pyesin për ngjyrën time të flokëve. Nuk i kam lyer që prej rreth 3 vitesh, kjo është ngjyra ime natyrale", shkruan Beatrix.