Luana Vjollca ka zbuluar sot emrin e këngëtarit me të cilin ka bashkëpunuar për këngën e re. Këngëtarja i la të gjithë në pritje që prej ditës së djeshme dhe u thanë shumë emra, por të vërtetën e zbuloi vetë Luana.

Këngëtarja do të publikojë nesër këngën e re që vjen në bashkëpunim me Ramadan Krasniqin. Kënga mban titullin "Sonte".

"Kenaqesi te bashkepunoja me nje nder ikonat e muzikes Shqiptare", shkruan Luana në foton e postuar në Instagram.








