E ftuar pasditen e sotme tek "Rudina" ishte këngëtarja shumë e dashur për publikun, Valbona Halili e cila gjatë emisionit tregoi si është njohur me bashkëshortin, Arturin.

Valbona rrëfeu se me Arturin janë takuar në koncertin e saj të parë pasi edhe ai është muzikant.

"U bënë vite që jam njohur me Arturin. Ka qenë koncerti im i parë në Zvicër kur jemi takuar për herë të parë, ai është muzikant. Më bëri për vete dhe kuptova që mes nesh lindi diçka. Me kalimin e kohës gjërat erdhën natyrshëm dhe lidhja jonë u finalizua me ardhjen në jetë të tim biri.
Arturi është një baba shumë i mirë dhe krahu djathtë i imi. Ai ishte tirons tipik dhe më ngacmoi shumë, unë delikate në natyrën time, por ma mori zemrën. Ne ishim grup kur shkonim nëpër koncerte dhe ai thoshte: “Këtë mendjemadhen do ta bëj për vete” dhe më bëri", tregoi këngëtarja.







