Teksa shumë prej vajzave të ekranit po i prejnë flokët e shkurtra, model 'bob', Tuna po sjell një trend të ri e që me siguri ato që i prenë flokët do të pendohen.

Këngëtarja e cila njihet për stilin unik ka postuar sot në rrjete sociale një foto ku shfaqet me flokët e gjata bjondë si Rapunzel.

Pamja e re e Tunës është pëlqyer shumë e me siguri ky model i flokëve Rapunzel do kthehet në trend duke qenë se edhe VIP-a botërorë si Kylie Jenner po e përdorin.

Kujtojmë që dje për Tunën ishte një ditë e rëndësishme pasi djali i saj Tian festoi ditëlindjen.






