Ronela Hajati dhe Young Zerka vazhdojnë të jenë çifti më i komentuar në media për vetë faktin se lidhjen e tyre nuk e konfirmojnë ndonëse tashmë është bërë e ditur që prej vitesh janë bashkë.

I ftuar pak ditë më parë në "Trokit", Zerka deklaroi se lidhja me Ronelën vazhdon duke u shprehur se telenovelës së tyre nuk i kanë dal titrat.

“Jo mo akoma s’kanë dal titrat. Ke parë ti të kem nxjerr unë gjë titra. Historia vazhdon. Ne me Ronelën na lidhin shumë gjëra, ajo është shumë e talentuar", u shpreh Zerka.

Këtë herë e ftuar në "Trokit", ishte Ronela dhe pasi iu vendos deklarata e zerkës, këngëtarja në një farë mënyre e konfirmoi duke u shprehur se 'nuk ka shanse të thuhet nuk jam me njeri'.

"Ne jemi mësuar që themi nëpër intervista ‘s’kemi asnjëri’. Të lutem, nuk ka shanse të thuash nuk jam me asnjëri apo nuk kam gjë", u shpreh Ronela.

Më pas moderatori i kërkoi ta thonte troç që Zerka është i saj, por moderatorja iu përgjigj: "Po nuk është i imi".





