Nga Shqipëria / E Premte 3 Maj 2019, 16:04

Majk do pendohet: Majlinda Zeka i tregon ç'ka humbur

Majlinda Zeka u bë shumë e njohur pas lidhjes me reperin Majk e më pas ndarjes së tyre të bujshme. Pavarësisht se i dhanë fund lidhjes së tyre, Majkun dhe Majlindën i bashkon fryti i dashurisë së tyre Roani.

Së fundmi Majlinda ka bërë një ndryshim në pamje duke i prerë flokët shkurt dhe ka realizuar një set fotografik që i çmendi fansat.

E veshur me fustanin ngjyrë nudë që ia thekson të gjitha format trupore, Majlinda duket shumë tërheqëse.

Bukuroshja ka marrë komplimenta të shumta madje edhe nga fansat e Majk ndërsa ky i fundit nuk ka bërë asnjë reagim.