Dy ditë më parë këngëtarja e njohur Dafina Zeqiri habiti të gjithë fansat teksa publikoi disa foto ku shfaqej me një model të ri flokësh. Në foto shihej se këngëtarja i kishte prerë flokët shkurt fare një look ky shumë i guximshëm.

Mirëpo ende pa kaluar dy ditë, Dafina duket se është mërzitur shpejt me pamjen e re dhe së fundmi nëpërmjet disa postimeve në ‘Instastory’ ka zbuluar se ka vendosur të ndryshojë sërish look-un e saj.

Në videot e publikuara ajo shfaqet teksa vendos paruke të gjata bjonde. Ky transformim i shpejt i këngëtares i habiti të gjithë dhe të shumtë janë fansat që kanë ngritur dyshimet se këngëtarja po përgatitet për ndonjë klip të ri.







