Nga Shqipëria / E Premte 3 Maj 2019, 13:01

Si rrallëherë, Rezarta publikon videon e vjetër të Ermalit dhe Enver Hoxhës

Këngëtarja e njohur, Rezarta Shkurta, siç dihet është e martuar me nipin e ish-diktatorit Enver Hoxha, Ermal me të cilin ka edhe një vajzë që quhet Hera. Rezarta është shumë aktive në rrjetet sociale dhe publikon shpesh herë moment me familjen e saj dhe nuk ngurron që madje të publikojë dhe kujtime të stërgjyshit të Herës.

Pak minuta më parë ajo ka ndarë me fansat disa pamje të rralla të bashkëshortit Ermal Hoxha dhe gjyshit të tij Enver. Në të Ermali shihet së bashku me disa fëmijë të tjerë teksa qëndrojnë pranë Enver Hoxhës.

“Nga do.ra e th.ye.r, duket që ka qenë një fëmijë i urtë”, ka shkruar Rezarta me shaka pranë videos ku Ermali shfaqet duke lëvizur dhe duke puthur gjyshin e tij.