Nga Shqipëria / E Premte 3 Maj 2019, 12:12

Një vjehrrë si e Fatmës: Shihni ç'bën për çiftin

Fatma Methasani dhe Alfio Rrotani janë kthyer në një ndër çiftet më të njohur e të komentuar të showbizit shqiptar, të cilët tashmë nuk e fshehin më dashurinë e tyre dhe vazhdimisht publikojnë momente të ndryshme me njëri-tjetrin në rrjete sociale.

Moderatorja ka treguar edhe më herët se ka një marrëdhënie të shkëlqyer me mamanë e Alfios, e cila është kthyer edhe në fotografen personale të çiftit.

Në një foto me Fatmën të cilën Alfio e publikoi në profilin e tij në Instagram, duket hija e mamasë së tij e cila po i shkrep foton.

"Nuk dallohet fare fotografja", shkruan Alfio me humor, duke etiketuar mamanë e tij në postim.