Nga Shqipëria / E Premte 3 Maj 2019, 10:10

Debati për ‘Taramelen’, Alketa ja mbyll gojën një herë e mirë të gjithëve

Alketa Vejsiu ka qenë një ndër personazhet më të komentuara ditët e fundit për shkak të debatit të madh që është hapur në lidhje me historinë e Xheison Baftit. Gjatë puntatës së fundit, Alketa nëpërmjet një videoje tregoi kushtet e vështira në të cilat rritej vogëlushi dhe i kërkoi të gjithëve që të kontribuonin sa do pak që atij t’i ndërtohej një shtëpi.

Mirëpo, lidhur më këtë nismë por edhe me mënyrën se si fëmijët trajtohen në emisionin e njohur ka pasur shumë reagime. Përveç Olti Currit dhe psikologes Jeta Tocila, ditën e djeshme reagoi dhe moderatorja e emisionit “Shqiptarët për Shqiptarët”, Ola Bruko e cila përveç se kritikoi ashpër spektaklin tha se Xheisonit do t’i mbetet për gjithë jetën  damka ‘Taramele’, që i është vendosur pikërisht në këtë spektakël.

Lidhur me këto deklarata aspak të mira ka reaguar pak minuta më parë moderatorja Alketa Vejsiu nëpërmjet një postimi. Ajo ka publikuar një foto të shkëputur nga spektakli dhe pranë saj ka shkruar: “E mira fiton gjithmonë! Në këtë vend s’ka dyshim, ka shumë më shumë njerëz të mirë seç mendojmë të gjithë ne! Faleminderit! Zoti ju bekoftë”, ka shkruar Alketa pranë fotos duke nënkuptuar që kjo është një përgjigje për të gjithë ata që e kritikojnë.