Nga Shqipëria / E Premte 3 Maj 2019, 09:09

E kishte mbajtur të fshehtë, aktorja e njohur bëhet nënë për herë të 3-të

Aktori i njohur i filmit "Deadpool" Ryan Reynolds dhe bashkëshortja e tij Blake Lively mbrëmjen e djeshme kanë habitur të gjitha fansat dhe mediat pasi teksa ishin të pranishëm në premierën e  filmit “Pokemon Detective Pikachu” treguan publikisht se do të bëhen sërish prindër.

Ndonëse e kishin mbajtur të fshehtë për muaj, aktorja e famshme u shfaq në tapetin e kuq me barkun e rrumbullakosur duke treguar se është disa muajsh shtatzënë.

Blake shkëlqen e veshur me një fustan të verdhë të ngushtë pas trupit i cili i tregonte qartë barkun e fryrë. Çifti i njohur i showbizit po bëhen prindër për herë të tretë duke qenë se kanë edhe dy vajza James dhe Inez.