Nga Shqipëria / E Premte 3 Maj 2019, 09:09

E pazakontë: Çifti i njohur i showbizit martohet me tuta

Këngëtari i njohur i hitit "Human", Rory Graham, i ka dhënë fund beqarisë me partneren e tij prej 9 vitesh, Beth Rouy.

Mirëpo, vëmendjen e ka tërhequr kodi i pazakontë i veshjes në dasmë, pasi si çifti, ashtu dhe të ftuarit, ishin të veshur me kostume sportive. Madje, nusja kishte bërë një kostum të personalizuar me fytyrën e maces së tyre të printuar në veshje, si dhe inicialet e çiftit dhe datën e ceremonisë së madhe.

Rory dhe Beth janë gjithashtu prindër të një vogëlushi të quajtur Reuben.