Këngëtarja shumë e dashur për publikun, Ronela Hajati, ndër vite ka sjell një sërë hitesh të cilat janë pëlqyer shumë nga fansat dhe kanë shumë klikime në Youtube. Ajo është shumë e komentuar në mediat rozë për shkak të lidhjes disavjeçare me Young Zerkën.

Ronela dhe Zerka janë përfolur për një lidhje, mirëpo asnjëherë nuk e kanë pranuar publikisht. Së fundmi, në media u përhap lajmi se ata janë ndarë, mirëpo nëpërmjet deklaratave të ndryshme çifti la të kuptohej se vazhdojnë bashkë.

Së fundmi, Ronela i është përgjigjur pyetjeve të fansave në ‘Instastory’ ku njëri prej tyre e ka pyetur se sa fëmijë dëshiron që të ketë. Këngëtarja nuk ka ngurruar të përgjigjet dhe ka treguar se do vetë 2 fëmijë në të ardhmen.







