Ish-velina e "Xing me Ermalin", Kejvina Kthella, është kthyer në një ndër femrat më të njohura e të komentuara të showbizit dhe ndër personazhet më të ndjekur në rrjete sociale, ku tërheq vazhdimisht vëmendjen me postimet e saj.

Së fundmi, ajo ka realizuar me ndjekësit një mini-intervistë, duke i pyetur se cila ishte frika e tyre më e madhe.

"Që ti mund të përfundosh me ndonjë qeros me lek dhe është gjynah se je gjithë ajo femër."- i shkruan ndjekësi, të cilit Kejvina ja ka kthyer:
"Por vetëm nqs do jetë Mastro Lindo", duke bashkëngjitur krahas postimit edhe foton e tij.







