Aktori i njohur turk nga roli i "Muro" në serialin "Lugina e ujqërve", Cuneyt Mete i ka dhënë fund beqarisë duke kurorëzuar në martesë lidhjen dy vjeçare me aktoren Seyma Korkmaz.

Çifti janë martuar me një ceremoni mes familjarëve, të afërmve e miqve teksa lajmin e bukur e kanë dhënë vetë me fotot e postuara në rrjete sociale.

Seyma dukej shumë elegante me fustanin e bardhë. Çifti kanë 18 vite diferencë. Cuneyt është 48 vjeç ndërsa Seyma, 30.

Ata janë njohur gjatë xhirimeve të serialit "Më fal" ku Seyma luante rolin kryesor me emrin "Feride"./Xing.al








