Nga Shqipëria / E Enjte 2 Maj 2019, 19:07

Sarp kapet mat me Burxhun në momente private

Aktori turk Çagatay Ulusoy, shumë i pëlqyer nga publiku shqiptar pas rolit të tij si "Sarp", prej disa kohësh është në një lidhje me aktoren Dugyu Sarisin e njohur për rolin e "Burxhus".

Dyshja kanë preferuar ta mbajnë të fshehtë lidhjen dhe mos ta konfirmojnë, por paparacët i kanë fotografuar shpesh bashkë.

Së fundmi Sarp dhe Burxhu kanë nisur pushimet dhe kanë marrë një varkë me qira që kushton 2500 euro në ditë.

Çifti janë fotografuar gjatë momenteve të tyre private, teksa shijonin pushimet dhe bisedonin në varkë.

Kujtojmë që dy aktorët kanë luajtur së bashku në serialin "I infiltruari".