Dafina Zeqiri njihet si ndër këngëtaret që eksperimenton më së shumti me look-un e saj, por teksa të gjithë janë fiksuar pas stilit 'bob', Dafina i ka prerë shkurt fare duke sjellë një tendencë të re.

Këngëtarja ka postuar në Instagram disa foto me look-un e ri të guximshëm dhe që i shkon shumë.

Ndryshimi i Dafinës është pritur shumë mirë edhe nga fansat e kjo shihet nga komplimentet e shumta.

Kujtojmë që Dafina i është përqëndruar karrierës dhe vazhdimisht po publikon këngë të reja ku më e fundit mban titull "ROFE".









