Nga Shqipëria / E Enjte 2 Maj 2019, 16:04

Tian feston ditëlindjen, shihni ç'bëjnë Tuna dhe Patrisi për të birin

Dy vite më parë, këngëtarja e njohur Tuna u bë nënë për herë të parë. Ajo solli në jetë vogëlushin Tian, i cili ditën e sotme mbush plot 2-vjeç.

Në një video të publikuar në Instastory, Tuna ka ndarë me ndjekësit momentet e ëmbla me të voglin, të cilit i kanë kënduar këngën e ditëlindjes.

Patrisi dhe këngëtarja shfaqet në sediljet e para të makinës, ndërsa në pjesën e pasme qëndron Tian me dadon e tij. Ata i këndojnë plot dashuri të voglit këngën e ditëlindjes, ndërsa Tuna filmon të birin.

Tuna Sejdi from X on Vimeo.