Nga Shqipëria / E Enjte 2 Maj 2019, 15:03

Surprizë: Gazetari i njohur shqiptar bëhet baba për herë të dytë

Gazetari i njohur i "A2 News", Blendi Salaj, ditën e djeshme festoi 40-vjetorin e tij të lindjes. Gjatë transmetimit live, stafi i emisionit së bashku me moderatoren Aulona Minga i bënë Blendit një surprizë.

Mirëpo pak më parë, vetë Blendi zbuloi një lajm surprizë për publikun, duke treguar se shumë shpejt do të bëhet baba për herë të dytë.

Në foton e publikuar në Instastory, ai ka pozuar me dorën në barkun e bashkëshortes, teksa krahas postimit ka shkruar: "Është në furrë, po piqet.", duke dhënë kështu lajmin e shtatzënisë.