Nga Shqipëria / E Enjte 2 Maj 2019, 14:02

3 ditë pas ardhjes në jetë, Gjira Kajtazi zbulon portretin e plotë të të birit

Më datën 29 të muajit prill, këngëtarja e njohur Gjira Kajtazi u bë nënë për herë të parë. Ajo solli në jetë një djalë që e pagëzoi me emrin shumë të veçantë Maël, kuptimi i të cilit është "princ".

Menjëherë pas ardhjes në jetë të vogëlushit, në rrjet qarkulluan fotot e para të këngëtares me të birin, ndërsa ditën e sotme Gjira ka vendosur të bëjë publik për të gjithë portretin ëngjëllor të të voglit.

Në një foto në Instastory, ajo ka publikuar Maël teksa fle, ku krahas postimit të ëmbël ka shkruar: "Djali im".