Aktorja dhe modelja e njohur, Ajsi Xhaxhaj, prej vitesh është bërë pjesë e mediave rozë ku komentohet shpesh për jetën e saj private. Ajo është mjaft aktive në rrjetet sociale dhe publikon vazhdimisht foto nga përditshmëria e saj, por edhe nga puna.

Siç dihet aktorja gjithmonë është cilësuar si një femër mjaft simpatike dhe pamja e saj dhe format perfekte kanë marr përherë vëmendjen e publikut. Mirëpo, së fundi Ajsi është bërë nostalgjike dhe ka publikuar një foto të shumë viteve më parë.

Në të, Ajsi shihet në një moshë të vogël e veshur me një kostum me lule teksa në sy bie buzëqeshja e saj dhe flokët e kapur bishtalec.







