Nga Shqipëria / E Enjte 2 Maj 2019, 12:12

Vëmendje vajza: Njihuni me vëllain super yll të Argjentina Ramosajt

Këngëtarja Argjentina Ramosaj është një ndër emrat e njohur të showbizit, e cila megjithëse prej disa kohësh nuk ka sjellë projekte të reja në muzikë, është aktive me ndjekësit e saj në rrjete sociale.

Ditën e sotme, ajo i ka uruar ditëlindjen të vëllait, Metit, të cilin e ka prezantuar me fansat e saj.

"Gëzuar ditëlindjen vëllai im i vogël! Të dua shumë!"- shkruan Argjentina krahas fotos me Metin.

Gjithashtu, vëllain e saj e ka uruar edhe kushërira, Beatrix, e cila i ka publikuar një foto në Instastory.

"Gëzuar ditëlindjen kushëriri im i preferuar. Të dua kaq shumë Meti, edhe shumë vite të tjera inshallah."- shkruan Beatrix krahas postimit.