Dukesha e Sussex, meghan Markle, është në ditët e fundit të pritjes së ëmbël dhe shumë shpejt do të sjellë në jetë fëmijën e saj të parë.

Siç bënë të ditur mediat e huaja, Meghan kishte vendosur të mos e bënte publik lajmin e lindjes dhe të mos e realizonte menjëherë setin fotografik me bebushin siç është traditë në pallatin mbretëror, duke thyer kështu protokollin.

Mirëpo, sipas "People", pallati mbretëror ka njoftuar se është vendosur që asnjë nga dëshirat e dukeshës s'do të merret parasysh dhe do të vazhdohet të ndiqet tradita. Pallati do të bëjë të ditur momentin e ardhjes në jetë të bebushit mbretëror si dhe do të publikohen fotot e para menjëherë pas lindjes.








