Nga Shqipëria / E Enjte 2 Maj 2019, 11:11

14 vite të ndarë, por Brad Pitt i bën ish-gruas dhuratën spektakolare për ditëlindje

Aktori shumë i njohur dhe i preferuar nga femrat, Brad Pitt, i dha fund martesës së tij me aktoren Jennifer Aniston në janar të vitit 2005, pasi u njoh me Angelina Jolie në xhirimet e filmit "Mr. and Mrs. Smith".

Ai u martua me Jolie, me të cilën gjithashtu është divorcuar së fundmi, ndërsa duket se po kthehet sërish tek dashuria e vjetër.

Me rastin e ditëlindjes së Jennifer Aniston, Pitt i ka dhuruar ish-partneres shtëpinë ku kanë jetuar kur ishin të martuar, që iu deshën 3 vite kohë për t'a rinovuar. 

Shtëpia gjigante në Beverly Hills kap vlerën prej 79 milionë dollarësh.