Nga Shqipëria / E Enjte 2 Maj 2019, 10:10

E ofendoi publikisht, përgjigjia epike e Aulonës i mbyll gojën ndjekëses

Moderatorja e emisionit "Thumb", Aulona Musta, është një ndër emrat më të ndjekur e të komentuar në rrjete sociale, ku ndan vazhdimisht me fansat momente nga jeta e saj e përditshme.

Së fundmi, ajo po shijon disa ditë pushimi në Greqi, nga ku ka publikuar disa poza në profilin e saj në Instagram. Mirëpo, vëmendjen e Aulonës e ka tërhequr komenti i një ndjekëseje, e cila e ofendon publikisht.

"Rob ma i shëmtut që je", i shkruan ndjekësja të cilën Aulona me siguri e ka lënë me gisht në gojë me përgjigjen epike:

"Me siguri gjithë këtë mllef do e kesh ngaqë ke hundën e shtrembër për vete. Po s'ka gjë, mos u mërzit se bëhet operacion."- i shkruan moderatorja.