Nga Shqipëria / E Enjte 2 Maj 2019, 09:09

Pak ditë para Eurovizion, Jonida thyen rekordin e papritur me ‘Ktheju tokës’

Siç dihet në 16 maj, këngëtarja shqiptare Jonida Maliqi do të përfaqësojë vendin në ‘Eurovizion’ me këngën “Ktheju tokës”. Jonida ka qenë shumë aktive në media këtë periudhë dhe është munduar që të promovojë këngën përfaqësuese në të gjitha mënyrat e mundshme.

Kënga është pëlqyer dhe në sondazhe të ndryshme të kryera nga faqet e Eurovizion e kanë renditur shumë mirë Jonidën dhe madje është edhe pretendente për fituese.

Por pak ditë para se Jonida të performojë në gjysmëfinale, kënga ka arritur një sukses të papritur. Ajo ka mbledhur plot 1 milion klikime në Youtube duke u kthyer në këngën e parë përfaqësuese në Eurovizion që merr 1 milion klikime para se të prek skenën. Kujtojmë që këngët e tjera që kanë përfaqësuar Shqipërinë e kanë arritur këtë sukses pas netëve gjysmëfinale dhe finale.