Nga Shqipëria / E Enjte 2 Maj 2019, 10:10

U tha se janë pajtuar, por Harry dhe Meghan i bëjnë të pabërën Kate dhe William

Prej disa kohësh në media është komentuar gjatë për marrëdhënien mes dy vëllezërve, Princ William dhe Harry dhe bashkëshorteve të tyre Meghan dhe Kate. Të shumta kanë qenë burimet pranë familjes mbretërore që kanë rrëfyer se midis tyre ka ndodhur një sherr dhe raportet e tyre nuk janë aspak të mira.

Mirëpo, vetëm pak ditë më parë qarkulloi lajmi se Harry dhe William ishin pajtuar dhe se madje ky i fundit kishte vizituar Meghan për shtatzëninë. Por të gjithë fansat janë alarmuar së fundmi pasi çifti i njohur Meghan dhe Harry e kanë hequr William dhe Kate nga Instagrami. Të shumtë ishin ata që menduan se marrëdhëniet e tyre janë përkeqësuar, mirëpo burime pranë tyre kanë sqaruar arsyen se përse dy vëllezërit nuk e ndjekin njëri-tjetrin në Instagram.

Sipas tyre muaj maj është muaj i ndërgjegjësimit të Shëndetit Me.ndor dhe për këtë arsye Harry dhe Meghan do të ndjekin në ‘Instagramin’ e tyre vetëm ato faqe të cilat promovojnë mirëqenien, shëndetin dhe pozitivitetin ndaj trupit. Çdo muaj llogaritë që Meghan dhe Harry ndjekin në Instagram do të ndryshojnë në bazë të një tematike ose kauze të caktuar.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by The Duke and Duchess of Sussex (@sussexroyal) on