Nga Shqipëria / E Enjte 2 Maj 2019, 09:09

Harrojeni Fifin e 'trashë', këngëtarja bën ndryshimin e madh në pamje

Këngëtarja e hitit "Psikopatja jote", Fifi, është një ndër emrat më të njohur të momentit në muzikën shqiptare, e cila ka korrur sukses të madh dhe këngët e saj janë kthyer në hite që po dëgjohen ngado.

Ajo numëron mijëra ndjekës në profilin e saj në Instagram, ku njëra prej ndjekëseve i vë në dukje peshën trupore në pyetjet në Instastory.

"Edhe që jena të trasha, talent kena. Na s'jena të trasha po të lezetshme, kallxoji të gjithëve."- shkruan ndjekësja, të cilit Fifi ja kthen:

"Unë do jem edhe për pak kohë "e trashë", m'ka në dorë tani doktoreshë Lida."- duke zbuluar se shumë shpejt Fifi do të bëjë ndryshimin e madh në pamjen e saj.