Nga Shqipëria / E Mërkurë 1 Maj 2019, 23:11

'Gjej një mënyrë për tu kthyer tek unë', Ajola Xoxa do t'ju përlot me fjalët për të atin

Ajola Xoxa i ka kushtuar një dedikim rrënqethës babait të saj tëndjerë i cili nuk ndodhet më pranë saj prej më shumë se një muaji. I ati i Ajolës do të festonte sot ditëlindjen.

Në postimin e saj Ajola i kërkon të atit të gjejë një mënyrë për tu kthyer tek ajo duke treguar se i mungon shumë.

"Gëzuar ditëlindjen shpirt i bukur. Të lutem gjej një mënyrë për tu kthyer tek unë", shkruan Ajola.

Me siguri të gjithë ata që e kanë lexuar postimin e Ajolës janë përlotur.