Do të nisë transmetimin në TV Klan më 6 maj seriali turk "Qyteti i humbur", një serial dramatik me protagonist aktorin shqiptar, Nik Xhelilaj dhe me shumë aktorë të tjerë të njohur, si Gokçe Bahadir e cila luan rolin e Ojas.

Ky serial do të transmetohet nga e hëna në të shtunë në orën 14:30. Kjo është hera e parë që TV Klan transmeton një serial në këtë fashë orare.

Nik Xhelilaj u shpreh shumë i lumtur për nisjen e këtij seriali në Shqipëri.

"Qyteti i Humbur i cili me njohu mua, për tu dashuruar më pas përgjithmonë me Stambollin. Nga data 6 Maj do të shfaqet çdo ditë e Hëne - e Premte më në fund edhe në Shqipëri. I lumtur", shkruante Niku në një postim në Instagram.






