Nga Shqipëria / E Mërkurë 1 Maj 2019, 18:06

Harrojeni duetin me reperin algjerian, Dhurata Dora sjell këngën e re me Noizyn

Bashkëpunimi i Dhurata Dorës me reperin algjerian Soolking, me titull "Zemër", po bën namin që prej ditës kur u publikua. Kënga ka thyer rekord shikimesh në Youtube dhe po dëgjohet kudo.

 

Mirëpo pas kësaj kënge, Dhurata po vjen me një tjetër hit të ri, sërish bashkëpunim.

Menaxheri i Dhurata Dorës në llogarinë e tij në Instagram ka publikuar një foto të këngëtares me Noizyn dhe menjëherë kanë nisur dyshimet për një bashkëpunim të mundshëm mes tyre.

Noizy dhe Dhurata nuk e kanë konfirmuar ende bashkëpunimin, por pritet që të shpejti të zbulojnë arsyen e kësaj fotoje që i bëri bashkë.