Një vit më parë ajo njoftoi se kishte bërë regjistrimin e këngës së parë si pjesë e labelit "OTR", ndërsa ditën e sotme, Niki Delijorgji ka treguar se shumë shpejt do të publikojë këngën e re.

Në Instastoryn e saj, modelja ka bërë një quiz me ndjekësit, duke njoftuar se kënga e saj e parë do të publikohet këtë verë.

Niki ka treguar se projekti do të jetë i zhanrit pop dhe ende nuk dihet nëse kënga që pritet të dalë këtë verë do të jetë apo jo nën logon e "OTR"-së.








