Ditën e sotme, partneri i Kylie Jenner, Travis Scott, feston ditëlindjen dhe 21-vjeçarja e ka surprizuar që në orët e para të mëngjesit me një super urim, ku i kërkonte edhe një fëmijë tjetër.

"Duke të të parë ty të përmirësohesh në partnerin, mikun, djalin dhe babain që je sot, ka qenë kaq përmbushëse. Shoku im i ngushtë në jetë dhe bashkëshorti im, të dyja në një. Të dua dhe jam kaq krenare për ty. Gëzuar, gëzuar ditëlindjen. Le të bëjmë se.ks dhe të kemi edhe një fëmijë tjetër.”- shkruante Kylie në urimin e ditëlindjes për Travis.

Në postimet e saj në Instastory, miliarderja ka treguar super festën për partnerin 27-vjeçar, ku ka personalizuar çdo produkt të një supermarketi me emrin e Travis, ndërkohë që i ka dhuruar partnerit edhe një super makinë.

Gjithashtu, si shenjë dashurie për njëri-tjetrin, çifti ka bërë në krah një tatuazh që ende nuk e kanë zbuluar për publikun.
Kylie Jenner & Travis Scott from X on Vimeo.






