Nga Shqipëria / E Mërkurë 1 Maj 2019, 12:12

Nuk mbajti dot lotët, Evi thotë fjalët më prekëse për 29 vjetorin e lindjes

Ditën e djeshme këngëtarja dhe moderatorja e emisionit “Vizioni i pasdites”, në Vizion Plus Evi Reçi festoi ditëlindjen. Evi mbushi 29-vjeç dhe të shumtë ishin miqtë dhe fansat që e uruan atë nëpërmjet fjalëve të ngrohta.

Përveç surprizës që bukuroshja bjonde mori nga stafi i emisionit, në mbrëmje ajo kishte mbledhur të gjithë miqtë në një festë ku nuk mungoi edhe torta e madhe e ditëlindjes. Së fundmi nëpëmrjet një postimi në Instagram, Evi e prekur nga gjithë dashuria që mori, falënderoi të gjithë ata që e uruan dhe bëri një bilanc të 29 viteve.

“Të numërosh pranverat që ke kaluar me buzëqeshje, me dashuri, me lodhje, me muzikë, me punë, me njerëz që të duan, por edhe që të kanë lënduar. Bilanci ishte i tillë: paskam buzëqeshur në shumicën e rasteve dhe kam falur shumë aq sa sot jam mirënjohëse për çdo buzëqeshje të falur me apo pa meritë. Mirënjohëse për çdo urim që mora dje, për çdo ‘story’ të hedhur ku vërtet tregonit që jam në jetën tuaj, në një mënyrë apo në një tjetër duke krijuar një histori të vockël. Mirënjohje për lulet e bukura që gjithmonë i kam preferuar se sa dhuratat. Dje u emocionova dhe u përlota dhe jo se u rrita në moshë, por sepse reflektova brenda vetes dhe pashë Evin që desha të shoh dhe që ende nuk ka humbur entuziazmin për të jetuar”, ka shkruar Evi pranë fotos së shkëputur nga festa.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by EVI RECI (@evireci) on