Nga Shqipëria / E Mërkurë 1 Maj 2019, 11:11

Zv/Ministrja e Arsimit bën gafën e madhe gjatë fjalimit (Video)

Zëvëndës ministrja e arsimit, Lorena Haxhiu, mbajti një fjalim gjatë ditës së djeshme ku këshillonte të rinjtë për të ardhmen e tyre.

Mirëpo gjatë fjalimit, ajo është ngatërruar dhe ka thënë "Çfarë do të korrni do të mbillni", në vend që të thonte të kundërtën e kësaj shprehjeje.

"Është e rëndësishme t’ia nisni me punë sepse atë që ju do të korrni, atë do të mbillni në të ardhmen. Suksese të gjithëve dhe faleminderit."- ka thënë Haxhiu para kamerës.