Këngëtarja me origjinë shqiptare, Rita Ora, përherë e ka treguar hapur prejardhjen saj shqiptare dhe nëpërmjet postimeve, por edhe në intervista të ndryshme ajo nuk ngurron që të tregojë dashurin e madhe që ka për vendlindjen.

Rita ka një pëlqim të madh për muzikën shqiptare dhe këtë gjë e ka treguar dhe në postimet e saj pasi në çdo festë familjare ajo vallëzon nën tingujt e muzikës popullore. Mirëpo, në një video të shpërndarë në rrjetet sociale ajo ka treguar se është një fanse e madhe e këngës ‘Si Bugatti’ të Gjikos dhe Skerdit.

Në videon e publikuar së fundmi, Rita shihet në Milano teksa argëtohet dhe kërcen me miqtë e saj nën ritmet e këngës së famshme e cila muaj më parë bëri namin në Shqipëri dhe jo vetëm.
View this post on Instagram






