Bleona Qereti është një ndër këngëtaret më të njohura shqiptare e cila përherë di të tërheq vëmendjen dhe të komentohet për jetën luksoze dhe private në media. Siç dihet këngëtarja e njohur prej vitesh jeton në SHBA ku dhe ka vazhduar karrierën e saj atje, jo vetëm në muzikë por edhe në aktrim.

Mbrëmjen e djeshme, Bleona ka qenë e ftuar në emisionin ‘NIN’ ku ka zbuluar shumë të pathëna nga jeta e saj por edhe nga karriera. Ndër të tjera ajo ka zbuluar se ka ndër mend që në 2022-tën të fitojë një çmim të rëndësishëm në Amerikë.

“Dua të marr në 2022-tën një Grammy apo një Oscar apo një Ammy. Dhe nëse jo në 2022-tën në 2031-tën”, ka thënë Bleona duke i habitur të gjithë.







