Nga Shqipëria / E Martë 30 Prill 2019, 23:11

Zbulohet i dashuri i Arta Memedit, lidhja që e mbajti të fshehtë prej 1 viti

Arta Memedi ishte në qendër të vëmendjes së mediave muaj më parë pas sherrit me Taynën e më pas deklaratave të bujshme që bënte në rrjete sociale. Mirëpo pas këtyre ngjarjeve, këngëtarja ra qetësi dhe nga ana profesionale nuk ka të reja. Por nuk mund të thuhet e njëjta gjë për jetën private pasi sot është zbuluar kush është i dashuri i saj.

Burime të sigurta pranë artistes kanë bërë të ditur për "Prive.al" se që nga vera e kaluar, Arta po shijon romancën me parukierin e saj, Leartin.

Burimet kanë zbuluar se dyshja janë të pandashëm dhe shihen shpesh bashkë.

"Arta dhe Learti janë në lidhje që nga vera. Romanca nisi vetëm pak muaj pasi Learti u nda nga tashmë ish-bashkëshortja", shtoi burimi për "Prive.al".