Këngëtarja shqiptare, Morena Taraku prej disa kohësh po jeton në Turqi ku tashmë është bërë shumë e njohur. Madje bukuroshja 26-vjeçare sot është vlerësuar me një çmim të rëndësishëm.

Morena është shpallur Këngëtarja më e mirë e huaj e muzikës pop, bën të ditur Xing.al.

Me anë të postimeve në Instagram Morena ka zbuluar edhe pamjen me të cilën është shfaqur në eventin "Turkiye Odulleri".

Këngëtarja shqiptare i ka kthyer të gjithë sytë nga vetja e veshur me rrjetë me xixa, një veshje që i tregonte format perfekte trupore.








