Nga Shqipëria / E Martë 30 Prill 2019, 19:07

Shkon të martohet me të dashurën, e martojnë me vjehrrin

Një 35-vjeçar është kurorëzuar në martesë gabimisht me vjehrrin e tij. Ngjarja ka ndodhur në Manisa, Turqi ku Zekeriya Karatas dhe e dashura e tij 25-vjeçare Gulsah Yilmaz kishin shkuar në gjendjen civile për tu kurorëzuar në martesë, por kishte ndodhur çudia.

Pasi ceremonia me familjarët kishte mbaruar, çifti kishte parë çertifikatën e martesës dhe ishin habitur kur kishin vërejtur se në vendin ku duhej të shkruhej emri i bashkëshortes, zyrtari i bashkisë kishte shkuar emrin e 56-vjeçarit Muzaffer Yilmaz, i ati i vajzës.

"U habitëm të gjithë, edhe vjehrri u habit. Ndoshta jam njeriu i parë në botë që kurorëzohet në martesë me vjehrrin. U frikësuam fillimisht, por kur na thanë që do rregullohet u gëzuam", u shpreh dhëndri.