Pas 9 vitesh martesë, aktorja e njohur, Megan Fox dhe bashkëshorti i saj Brian Austin Green kanë vendosur ta tërheqin mbrapsht vendimin për t’u ndarë.

Çifti u martuan në vitin 2010, por kanë pasur një martesë jo të lehtë pasi edhe në vitin 2015 janë ndarë e më pas u ribashkuan.

"Martesa është e vështirë, është punë, mendoj për këdo. Mendoj se kur arrin në pikën që ke tre fëmijë dhe keni qenë të martuar për një kohë të gjatë, ti thjesht ia del ditë pas dite", është shprehur bashkëshorti i Megan.








